Skuadra e Interit mori një lajm aspak të mirë para ndeshjes kundër Genoa.
Inter do të ketë një mungesë të madhe në xhiron e ardhshme.
Xhiroja e ardhshme në Serie A e sheh skuadrën e Inter të kontestojë tri pikët me skuadrën e Genoa.
Për këtë ndeshje, trajneri i Inter, Antonio Conte, duhet të bëjë kalkulimet e tij pa mbrojtësin Stefan De Vrij.
De Vrij u zëvendësua heret nga ndeshja kundër Fiorentina, të cilën Inter e mbylli me rezultatin 0:0.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, testet e holandezit treguan se ai ka një dëmtim të lehtë në gju.
Ky dëmtim do t’ia pamundësojë lojtarit paraqitjen kundër Genoa dhe tashmë Antonio Conte duhet të mendojë për rotacionet që do të bëjë në formacion.
28 vjeçari pritet të jetë gati për ndeshjen pasuese të Inter, të cilën skuadra ‘Zikaltër’ e luan kundër Napoli.