Interi mposht Napolin, rikthehet në pozitën e dytë

00:01 | 29 July 2020

Interi ka fituar ndeshjen kundër skuadrës së Napolit.

Inter e ka fituar derbin e xhiros së 37-të të Serie A, duke e mundur 2:0 Napolin në ‘San Siro’ të martën mbrëma.

Skuadra e Antonio Contes pati një fillim të mirë, duke shënuar pas 11 minutash, nëpërmjet Danilo D’Ambrosio.

Rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje e vendosi Lautaro Martinez, që shënoi në minutën e 74′.

Kujtojmë se argjentinasi në këtë ndeshje u inkuadrua nga bankina.

Me këtë fitore, Inter numëron 79 pikë, dhe renditet në vendin e dytë, me një pikë më shumë se Atalanta.

Në xhiron e fundit të Serie A, Atalanta pret në shtëpi Interin.

Komento: