Interi rrezikon pozitën e liderit, ndalet me barazim nga Bologna.
Interi dhe Bologna kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së tetë në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.
“Nerazzurrët” ishin duke udhëhequr në këtë përballje me dy gola epërsi, por që nuk ia dolën të mbanin epërsinë deri në fund.
Francesco Acerbi (11′) dhe Lautaro Martinez (13′) shënuan golat për skuadrën e Simone Inzaghit.
Riccardo Orsolini (19′ nga penalltia) dhe Joshua Zirkzee (52′) shënuan golat për skuadrën mysafire.
Interi pas këtij barazimi ka 19 pikë dhe mbetet lider në tabelë, por tani rrezikon seriozisht pozitën e parë pasi ka vetëm një pikë më shumë se Milani, që luan sonte në udhëtim ndaj Genoas.
Bologna është e teta me 11 pikë.