Sampdoria dhe Interi kanë luajtur pa gola (0-0) në Stadio Luigi Ferraris në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.
Në minutat e para të sfidës, Romelu Lukaku pranoi një pasim dhe goditi drejt portës, mirëpo Emil Audero bëri një pritje brilante.
Një tjetër mundësi e pati edhe Matteo Darmian, i cili pranoi një top në zonë dhe krijoi hapësirë, mirëpo goditja e tij shkoi mbi portë.
Federico Dimarco ishte futbollisti tjetër i Nerazzurrëve që pati mundësi shënimi në fraksionin e dytë të lojë, por sërish topi shkoi përmbi portë.
Audero bëri një tjetër pritje sensacionale kur po afrohej fundi i takimit, pasi Hakan Calhanoglu shfrytëzoi një top të kthyer dhe provoi të shënonte.
Deri në fund të takimit nuk pati gola dhe skuadrat u ndanë në paqe. Pas këtij barazimi, Interi qëndron në kuotën e 44 pikëve, 15 pikë më pak se lideri Napoli.
Në anën tjetër, Sampdoria qëndron në kuotën e 11 pikëve dhe mbetet në zonën e rrezikut për të rënë nga liga.