Zi e kaltërit, kanë arritur sonte një fitore ndaj Spezias.
Interi ka fituar me rezultat komod sonte në San Siro kundër Spezias duke e mundur atë me rezultat 3-0.
Kjo e dërgon Interin në vendin e parë teksa golat për Zikaltërit i shënuan Martinez (35’), Calhanoglu (52’) dhe Correa (82’). Në këtë ndeshje pa më shumë së 10 minuta luajti edhe mesfushori shqiptar, Kristian Asllani
Interi e ka siguruar edhe një fitore tjetër në Serie A duke treguar se pse është favorit për ta fituar atë.
Me të filluar ndeshja, Interi do të kishte shanset e veta për shënim.
I pari pranë shënimit të golit ishte Denzel Dumfries (10’)që hyri brenda zonës, pati mundësinë të godiste e bërë këtë por duke e gjuajtur topin mbi portë. Ishte kjo me të vërtetë një mundësi e mirë shënimi.
Një tjetër shanse shumë e mirë ishte ajo e Lautaro Martinez (32’) kur hyri në zonë dhe goditi por topi përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës së Spezias.
Romelu Lukaku (33) prapë e futi në aksion Denzel Dumfries por që ky përsëri goditi mbi potë.
Goli për Interin do të vinte në minutën e 35-të. Romelo Lukaku asistoi me kokë të Lautaro Martinez, i cili shënoi gol të bukur më të majtën e tij.
Me rezultatin 1-0 përfundoi edhe pjesa e parë . Pjesa e dytë do të fillonte shumë më mirë për Interin ku Hakan Calhanoglu do të shënonte një gol në minutën e 52-të të ndeshjes.
Interi shënoi edhe golin e tretë. Kësaj radhe ishte zëvendësuesi Joachim Correa që hyri në vend të Lautaros. Ai do të shënonte gol në minutën e 82-të pas një asistimi të Edin Dzekos.
Kristjan Asllani do të hynte në lojë në vend të Brozovic dhe do të luante 9 minuta.
Megjithatë, Interi gjatë minutave të mbetura rrezikoi edhe njëherë në minutën e 87-të. Edin Dzeko mori një pasim të mirë por nuk arriti që ta mposhte portierin e Spezias Bartlomiej Dragowski.
Kështu, Interi arrin fitoren e dytë dhe për momentin është në vendin e parë me gjashtë pikë.
Ndeshja e radhës e Zikaltërve është kundër Lazio në Olimpico të Romës, ndërkaq Spezia pret Sassuolon në shtëpi.