Interi ofron Eriksenin për Xhakën

14:43 | 17 Nëntor 2020

Skuadra e Interit i ka bërë ofertë Arsenalit për shkëmbim të lojtarëve.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Interi ka ofruar Christian Eriksenin për Granit Xhakën.

Mësohet se tek ekipi italian janë të gatshëm të bëjnë këtë shkëmbim gjatë mini-afatit kalimtar të janarit, pasi Erikseni nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Conte e pëlqen shumë Xhakën dhe për këtë arsye drejtuesit italianë po mundohen ta bindin Arsenalin të pranojë një ofertë të tillë.

Erikseni iu bashkua Interit në janar të këtij viti, por nuk e ka gjetur veten në Serie A. Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2024 dhe këtë edicion ka shtatë paraqitje në të gjitha garat.

Në anën tjetër, Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023, dhe është titullar i padiskutueshëm, duke regjistruar dhjetë ndeshje këtë edicion.

Komento: