Interi raportohet se do t’i dorëzojë një ofertë portierit të Tottenham Hotspur, Hugo Lloris.
Nga ekipi i Simone Inzaghit pritet që të largohet Andre Onana, i cili është afër që t’i bashkohet Manchester Unitedit, transmeton Express.
Sipas “L’Equipe”, Interi ka qenë në bisedime jo-zyrtare me Llorisin për javë të tëra. Portieri francez thuhet se është i vendosur për të nisur një sfidë të re dhe të largohet nga Tottenhami këtë verë.
36-vjeçari tashmë ka marrë oferta nga Arabia Saudite, por që i ka refuzuar. Gjithashtu, ai ka refuzuar edhe kalimin e mundshëm në Turqi ose Greqi.
Oferta e Interit thuhet se është me interes edhe për ish-reprezentuesin e Francës, pasi ai dëshiron të angazhohet në atë që mund të jetë klubi i fundit i karrierës së tij.
Hugo Lloris me Tottenhamin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.