Duket se skuadra e Interit e dëshiron yllin e Barcelonës.
Inter janë afër mbylljes së marrëveshjes prej 50 milionë eurove me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.
‘Zikaltërit’ janë të interesuar prej kohësh për mesfushorin kroat, të cilin e shohin si përforcim të mirë për sezonin e ardhshëm, për të sfiduar Juventusin që ka fituar titullin e tetë më radhë në Serie A.
31 vjeçari kroat po konsiderohet ai pikë kyçe e kësaj ambicie të Inter, që nga sezoni i ardhshëm pritet të ketë për trajner Antonio Conten, që do ta zëvendësojë Luciano Spallettin.
Rakitic do t’i kushtojë Interi 50 milionë euro, shkruan ‘Goal.com’, përcjell lajmi.
Ky sezon, është i pesti për Rakitic në fanellën e Barcelonës, që po përmbyllet me një trofe tjetër të La Ligas të fituar.