Skuadra e Interit po bëhet gati për transferime të reja.
Interi është duke kërkuar të përforcojë repartin e mesfushës, ku Conte ka bërë të ditur synimet e tij.
Inter janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për mesfushorin serb, Nemanja Matic, për tu transferuar gjate afatit kalimtar të janarit.
Conte dëshiron ta sjellë 31-vjeçarin në San Siro, ani pse mesfushori serb është duke vuajtur nga një dëmtim i lehtë, mirëpo shumë shpejt pritet të rikthehet në fushën e gjelbër.
Matic do të ribashkohej me ish-shokët e skuadrës, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, të cilët u transferuan në Serie A gjatë verës.