
Skuadra e Interit duket se është e interesuar për yllin e Manchester Unitedit.
Inter janë duke vazhduar tentimet për të nënshkruar me yllin e Manchester United.
Tahith Chong është lojtari që ka tërhequr vëmendjen e Inter, dhe që pëlqehej nga ‘Zikaltrit’ edhe gjatë merkatos së janarit.
‘Internews’ raporton se ‘Nerazzurri’ janë duke vazhduar bisedimet em lojtarin, dhe janë duke shënuar progres pozitiv.
20 vjeçari do të mbetet pa kontratë në qershor të këtij viti dhe ka konfirmuar se nuk synon rinovimin me United.
Lojtari ka kërkuar një pagë prej 2 milionë eurove plus bonuse, por Inter deri më tani ka ofruar vetëm 1.5 milionë për sezon.
Mbetet të shihet nëse deri në qershor do të arrihet marrëveshje për të gjitha kushtet personale.