Interi po i prish punë Milanit për transferimin e yllit të madh

08:48 | 26 January 2019

Gjiganti italian është afër që të transferojë belgun Yannick Carrascos.

Por, Milani do ta ketë si konkurrent rivalin e qytetit, Interin, në garë për shërbimet e Yannick Carrascos.

Belgu dëshiron të kthehet në Evropë, pas transferimit të tij në Kinë për 30 milionë euro në vitin e kaluar nga Atletico Madrid, dhe për të interesim së fundmi ka shfaqur Milani e Interi, transmeton Gazeta Express.

Në rast se largohet Antonio Candreva nga Inter, atëherë zikaltrit do të mendojnë seriozisht për të.

Agjenti i 25-vjeçarit ka thënë se lojtari do t’i konsiderojë ofertat e klubeve nga Evropa, nëse ato i ofrojnë hapësirë për të luajtur rregullisht.

Carrasco me klubin e tij kinez, Dalian Yifang, deri më tani ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 9 asistime në 25 paraqitje.

Komento: