Interi po ia rrëmben nga duart yllin e madh Milanit

16:49 | 05 Mars 2019

Gjigantët e Serie A Inter, thuhet se do të ofrojnë dy lojtarë për të transferuar Federico Chiesa .

Chiesa është bërë një nga yjet më të kërkuar të rinj në futbollin italian kohët e fundit për shkak të shfaqjeve të tij për Fiorentinën përcjell ORAinfo.

21-vjeçari është shfaqur në 26 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke shënuar pesë herë dhe duke ndihmuar tre herë deri më tani.

FcInternews.it deklaron se Interi e ka tejkaluar Juve në javët e fundit dhe janë të gatshëm të ofrojnë për Yann Karamoh dhe Eddie Salcedo në përpjekje për ta larguar atë nga Zonja e Vjetër dhe Milani./ORAinfo/

Komento: