Interi shpreson t’ia vazhdojë kontratën Lautaros.
Sulmuesi argjentinas ndërkohë më shumë e preferon transferimin në Barcelonë sesa qëndrimin në Milano
Interi po shpreson ta mbajë Lautaro Martinezin edhe për një kohë të gjatë, shkruan Express.
“Nerazzurri” gjithashtu shpresojnë që sulmuesi argjentinas të nënshkruajë kontratë të re.
Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se dëshirë e përfaqësuesit argjentinas është që të transferohet në Barcelonë.
22 vjeçari ka klauzolë të shkëputjes së kontratës prej 111 milionë eurosh.
Interi po mendon t’ia ofrojë lojtarit 6 milionë euro në vit në kontratën e re.