Interi probleme me Icardin, ja ҫfarë po ndodh

10:38 | 20 Dhjetor 2018

Duket se Interi do të ketë probleme me Mauro Icardin.

Mediet në Itali raportojnë se ekziston një pengesë në bisedimet për kontratën e re, shkaku i një klauzole në kontratën aktuale të argjentinasit.

Në kontratën aktuale, ekziston klauzola e lirimit, me të cilën argjentinasi mund të largohet nga Inter në dy javët e para të korrikut, nëse një skuadër ofron 110 milionë euro për shërbimet e tij.

Kjo pikë është paraqitur edhe si pengesë në bisedimet për kontratën e re.

Komento: