Interi ruan kreun në Serie A, ‘shkatërron’ Salernitanas

23:04 | 17 Dhjetor 2021

Interi nuk ndalet në Serie A, fitore me pesë gola ndaj Salernitanas.

Interit ka shënuar fitore ndaj Salernitanas me rezultat 5-0 në kuadër javës së 18-të në Serie A.

Kampionët aktual dhe liderët e Serie A e nisën furishëm ndeshjen duke e kërkuar në start golin.

Goli erdhi që në minutën e 7-të me Ivan Perisic që shënoi për 1-0.

Denzel Dumfries ishte ai që shënoi golin e dytë në këtë takim në minutën e 33-të.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e dy golave për Interin.

Fituesi vetëm u caktua u mbyll në minutën e 52-të kur Hakan Calhanoglu asistoi te Alexis Sanchez që shënoi për 3-0.

Lautaro Martinez që e nisi nga stoli shënoi në minutën e 77-të për 4-0.

Krejtë në fund kishte festë edhe për Roberto Gagliardinin që nga brenda zonës shënoi për 5-0.

Interit është lider me 43 pikë, ndërsa Salernitana mbetet në fund me 8 pikë.

Komento: