Interi ka dhënë një lajm shumë të mirë për tifozët e skuadrës.
Portieri slloven pritet të qëndrojë tek “Nerazzurri” deri në vitin 2022. Ai e vazhdoi kontratën për një vit
Samir Handanovic do ta vazhdojë eksperiencën në Inter.
Portieri slloven e ka vazhduar kontratën me “Nerazzurri” për një vit tjetër.
Në fakt, veterani i portës kishte kontratë me Zikaltrit deri në vitin 2021, ndërsa tash ka arritur marrëveshje për vazhdimin e saj për një vit tjetër.
Me këtë rast, 36 vjeçari pritet të jetë pjesë e Interit deri në vitin 2022.
Handanovic i ka zhvilluar 48 ndeshje me Interin në të gjitha kompeticionet në sezonin që përfundoi.
Ai ka shfaqur siguri në portën e gjigantit italian në vitet e fundit.
Sidoqoftë, Interi po mendon qysh tash për pasardhësin e Handanovicit, të cilin mund ta transferojë verën e ardhshme, eventualisht në vitin 2022.