Interi shkatërron Milanin dhe fiton Superkupën e Italisë

22:10 | 18 January 2023

Interi fitoi me spektakël ndaj Milanit me rezultat 3-0, duke triumfuar në finalen e Superkupës së Italisë.

Me të filluar takimi zikaltërit treguan forcën duke shënuar.

Zhvillohej minuta e 10-të, kur Federico Dimarco gjen hapësirë në zonë dhe gjuan për të shënuar për 1-0.

Goli u pa në VAR, por nuk kishte diçka të parregullt dhe u pranua.

Në minutën e 21-të, Interi edhe njëherë shënoi kur Alessandro Bastoni pasoi te Edin Dzeko i cili shënoi për 2-0.

Pjesa e parë nuk solli më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Interit.

Pjesa e dytë ishte më e dobët sa i përket rasteve, me Milanin që kërkonte të shënonte.

Kjo bëri që kuqezinjtë të linin hapësira prapa, duke bërë që Lautaro Martinez të shënonte për 3-0 në minutën e 78-të.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Interi fitoi trofeun e parë sezonal.

Komento: