Interi shpreson ta bëjë pjesë të skuadrës këtë lojtar

20:09 | 24 Dhjetor 2020

Interi po shpreson ta bëjë pjesë të skuadrës këtë lojtar.

Skuadra e Interit kërkon të forcojë mesfushën pasi që është bërë e ditur që mesfushori, Christian Eriksen, do të largohet në janar.

Skuadra italiane Inter, po shpreson të sigurojë një marrëveshje për shërbimet e mesfushorit të Udinese Rodrigo de Paul, raporton “Calcio Mercato”.

“Nerazzurët” dëshirojnë ta sjellin 26 vjeçarin në formë huazimi për 18 muaj, ku nëse ai dëshmon një lojë të mirë, mund t’i bind krerët e Interit për ta bërë marrëveshjen permanente, përcjell KosovaPress.

Udinese momentalisht e vlerëson kartonin e De Paul rreth 44 milionë euro, i cili po ashtu ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm në Premier Ligë tek Leeds United.

Komento: