Interi triumfon me përmbysje ndaj Cremoneses.
Interi ka triumfuar ndaj Cremoneses, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar David Okereke, në minutën e 11’, me një super gjuajtje.
Mysafirët u kthyen shpejt në ndeshje, duke e barazuar rezultatin, me anë të Lautaro Martinezit, në minutën e 21’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Lautaro shënoi edhe njëherë në minutën e 65’, për t’ia dhuruar fitoren Interit.
Interi pas fitores kalon në vendin e dytë me 40 pikë, pas 20 ndeshjeve.