Interi vazhdon të insistojë për yllin e madh

20:32 | 05 Gusht 2019

Interi vazhdon të insistojë në yllin e madh.

Skuadra e Inter është e vendosur që gjatë këtij afati kalimtar të transferojë një lojtar për fazën ofensive.

Emrat që janë lidhur me një kalim të mundshëm tek Inter janë ata të Romelu Lukaku dhe ai i Edin Dzeko.

Pasi gjasat për belgun po minimizohen, raportimet nga Italia bëjnë të ditur se ‘Zi kaltrit’ janë në negociata të avancuara me Dzeko.

Roma qëndron pas fjalëve të saja, duke kërkuar asgjë më pak se 20 milionë euro, shifër kjo që po del të jetë problemi kryesorë për marrëveshjen.

Gjithsesi, Antonio Conte u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se është në nevojë për një lojtar ofensiv, kështu që besohet se Inter do ta paguajë shumën për lojtarin.

Komento: