Interit i mjafton barazimi me Benfican për t’u kualifikuar në gjysmëfinale

23:01 | 19 April 2023

Interi barazon në shtëpi ndaj Benficas, por kualifikohet në gjysmëfinale.

Interi ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar ekipin portugez, Benfica.

Zikaltrit barazuan 3:3 në shtëpi, duke u kualifikuar tutje me rezultat të përgjithshëm 5:3, shkruan Gazeta Express.

Nicolo Barella kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes.

Mysafirët treguan “shenja jete” duke barazuar shifrat për 1:1 në minutën e 38-të nga Aursnes.

Por, kur pritej që Benfica të jepte shumë më shumë në pjesën e dytë, Lautaro Martinez ia shoi shpresat duke shënuar për 2:1 në minutën e 65-të.

Fitoren sonte e vulosi Correa që shënoi në minutën e 78-të.

Mysafirët ngushtuan rezultatin në 3:2 nëpërmjet Antonio Silva që shënoi në minutën e 86-të.

Krejt në sekondat e fundit, Benfica barazoi rezultatin në 3:3, por që ishte vetëm për statistika.

Kësisoj, Interi kualifikohet në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me rivalin e madh lokal, Milanin.

Komento: