Interit po ia marrin super-lojtarin

20:56 | 10 Maj 2019

Përderisa Porto përgatitet të thotë lamtumirë mesfushori meksikan, Hector Herrera, i cili do të largohet nga klubi në një transferim të lirë në verë, gjigantët portugezë po kërkojnë një zëvendësim.

Një gazetë Bola, portugeze, sugjeron që pala portugeze është e interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Interit ,Joao Mario, përcjell ORAinfo.

Porto e konsideron Marion të jetë një zëvendësim i mirë për Herrera dhe e sheh si një qëllim të arritshëm./ORAinfo/

Komento: