Intervista e Cristiano Ronaldos, Manchester United del me komunikatë zyrtare

17:05 | 14 Nëntor 2022

Cristiano Ronaldo mori mbrëmë vëmendjen e gjithë ndjekësve të futbollit, me një intervistë të dhënë për Piers Morgan.

Ylli portugez, Ronaldo ka lëshuar disa kritika të ashpra kundër klubit të Manchester United, duke thënë se ndihet i tradhtuar dhe se nuk ka respekt për trajnerin dhe disa persona në krye të klubit.

Pas gjithë këtyre fjalëve, klubi i Manchester United ka lëshuar sot një komunikatë zyrtare.

“Manchester United vëren mbulimin mediatik në lidhje me një intervistë të Cristiano Ronaldos. Klubi do të shqyrtojë reagimin e tij pasi të jenë grumbulluar faktet e plota”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.

“Fokusi ynë mbetet në përgatitjen për gjysmën e dytë të sezonit dhe vazhdimin e vrullit, besimit dhe bashkimit që po ndërtohet mes lojtarëve, menaxherit, stafit dhe tifozëve”, thuhet tutje.

Sipas mediave britanike, Man United mund të gjobisë Ronaldon me rreth 1 milionë funte.

Komento: