Intervista që bëri bujë, edhe kjo deklaratë e Meghan paska qenë gënjeshtër?

19:55 | 14 Mars 2021

Një tjetër nga deklaratat e Meghan paska qenë gënjeshtër?

Një prej deklaratave që bëri bujë në intervistën e Meghan Markle me Oprah Winfrey ishte kur tha se hera e fundit që ajo kishte parë pasaportën dhe patentën e saj, ishte momenti kur ishte bërë pjesë e familjes mbretërore.

Dukesha e Sussex i tha Oprahs se ajo e dorëzoi pasaportën e saj kur iu bashkua familjes mbretërore në vitin 2016.

“Ti nuk mund të shkoje diku. Thjesht nuk mundeshe. Dua të them, kur u bashkova me atë familje, kjo ishte hera e fundit, derisa erdhëm këtu, që pashë pasaportën time, patentën, çelësat e mi,” tha Markle.

Por sipas një raportimi të fundit nga The Sun, Markle vizitoi të paktën 10 vende të ndryshme si turiste dhe patjetër që në çdo udhëtim duhet të ketë paraqitur pasaportën e saj.

Përveç Mbretëreshës Elizabeth II, të gjithë anëtarëve të familjes mbretërore u kërkohet të kenë një pasaportë në udhëtime jashtë vendit, sipas medias, e cila raportoi se Markle bëri 13 udhëtime pasi ajo filloi të dilte me Harryn, duke përfshirë vende si: New York, Ibiza, Botsvana, Italia dhe Amsterdami.

“Është e kuptueshme që pasaporta e saj duhej të mbahej e sigurt për të parandaluar që ajo të binte në duar të gabuara, megjithëse ajo do të duhej ta përdorte atë në udhëtime jashtë vendit”, raportoi Sun.

“Sigurisht që familja mbretërore do të donte të mbante të sigurt pasaportën e Meghan”, tha autorja mbretërore, Margaret Holder për Sun.

“Por është e paimagjinueshme që ajo të mos e ketë përdorur pasaportën për udhëtime personale dhe private, të tilla si babyshoweri i saj në New York, udhëtimet për të takuar miqtë në Kanada, për të festuar në Amsterdam dhe për shkuar në Liqenin e Comos me George Clooneyn,” shtoi ajo.

Rikujtojmë që pak ditë më parë, gjysmë-motra e Meghan, Samantha Markle përgënjeshtroi disa prej deklaratave të tjera që dukesha bëri gjatë intervistës me Oprahn.

Komento: