Intervistohet zyrtari i VV-së për tri orë nga Specialja

09:52 | 26 Shkurt 2020

Zyrtari i VV-së intervistohet si dëshmitar për tri orë nga Specialja.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli e ka përfunduar intervistimin e tij nga Specialja para dy ditësh.

Ai ka bërë të ditur dje se nga prokurorët e Hagës është marrë në pyetje rreth tre orë, shkruan Reporteri.

I njëjti është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Pas intervistimit tim më datën 24.02. 2020, në kohezgjatje prej 3 orëve nga Prokuroria Speciale në Hagë në cilesinë e dëshmitarit, po kthehemi në Kosovë”, ka shkruar Xhemajli në Facebook.

Kujtojmë se dje Specialja ftoi edhe dy ish-ushtarë të UÇK-së, Afrim Bashën dhe Faik Zogajn. Ky i fundit dha se nuk do t’i përgjigjet Speciales pasi nuk e njeh atë.

Komento: