Investime në avancimin e sistemit të ujitjes

14:28 | 02 July 2019

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic ka pritur sot në një takim një delegacion të Bankës Botërore, të udhëhequr nga Pieter Waalewijn, menaxher i burimeve të ujit në këtë bankë.

Me këtë rast, ministrja Zivic, i falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar dhe po i ofrojnë sektorit të bujqësisë dhe theksoi rëndësinë e projekteve të BB-së në realizimin e projekteve të përbashkëta në zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë, ku sipas saj projekte të tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për mundësinë e mbështetjes së bujqësisë përmes avancimit të sistemit të ujitjes së tokave bujqësore, me c’rast ministrja ka marrë mbështetjen e BB-së për përkrahjen e këtyre projekteve edhe më tej.

Nga ana e tij, Pieter Waalewijn, menaxher i burimeve të ujit në BB me bashkëpunëtoret e tij rikonfirmuan mbështetjen e Bankës Botërore për bujqësinë, duke theksuar se si sektor ka kontribuar dhe po kontribuon në zhvillimin ekonomik në vend dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Komento: