Investimet e huaja në Kosovë, prinë Gjermania – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Investimet e huaja në Kosovë, prinë Gjermania

08:08 | 07 Janar 2020

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sa i përket origjinës së Investimeve të Huaja Direkte (IHD), Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD 53.4 milionë euro, pasuar nga Zvicra me 41.2 milionë euro, SHBA-të me 27.9 milionë euro.

“Rëndësia ishte ai i shërbimeve financiare ku niveli i IHD-ve ishte 24.3 milionë euro (-10.5 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018)”, ka njoftuar BQK-ja. Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë kanë arritur vlerën prej 199.2 milionë eurove, duke shënuar rritje prej 22.9% krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018, raporton televizioni publik i Kosovës.

“Në kuadër të strukturës së IHD-ve, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 161.0 milionë euro dhe shënoj rritje prej 2.1 përqind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 38.2 milionë euro (4.4 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018). Niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (150.8 milionë euro) dhe krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018 kishte rënie për 1.1 përqind”, është bërë e ditur në raportin e BQK-së.

Komento: