Investimet në Kuvend, rinovohet salla, ndahen 600 mijë euro

21:33 | 03 Mars 2024
investimet-ne-kuvend,-rinovohet-salla,-ndahen-600-mije-euro

Priti e përcolli shumë qeveri, legjislatura e në të u zhvilluan shumë ngjarje me rëndësi për Kosovën.

Pas më shumë se 20-vjetësh salla plenare e Kuvendit të Kosovës pritet t`i nënshtrohet një renovimi e atë qysh nga fillimi i muajit prill.

Në të sipas Ilir Kërçelit, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit përfshihen ndërhyrjet në inventarin e saj, zërimin, kamerat e mikrofonat, regjia e deri tek votimi elektronik.

Për Vlora Dumoshin, deputete nga LDK-ja opozitare, hapja e thirrjes për renovim është më se e duhur pasi krejt ky mandat shkoi me problem teknike.

Edhe shoqëria civile mirëpret investimin mbi 600 mijë eurosh në partneritet me korporatën për zhvillim LuxDev, që synon të rrit efikasitetin e parlamentit.

Kjo pasi tempulli i demokracisë, sipas OJQ “Demokracia Fillon Këtu”, duhet avancohet karshi zhvillimit teknologjik.

Bashkë me hapjen e thirrjes për renovim, për herë të parë është hapur edhe ajo për brendimin e llogos për Kuvendin e Kosovës./klankosova

Komento: