Investitorët amerikanë i shpalosin disa projekte kryeministrit Haradinaj

16:55 | 07 May 2019

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj premton bashkëpunim të ngushtë me investitorët amerikanë.

Kryeministri Haradinaj, në vazhdën e takimeve me delegacione të ndryshme nga shteti amerikan i Ioëas që po qëndrojnë në Kosovë, ka zhvilluar edhe një takim me investitorë nga ky shtet.

Haradinaj, ka thënë se është i gatshëm që të bashkëpunojë me investitorët që janë bazë e zhvillimit ekonomik dhe garancë për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Në takim me një delegacion investitorësh amerikanë të përbërë nga Bryan Ingram, Fred Ketcher dhe Bruce Steëart, si dhe sipërmarrësit Rrustem Gecaj dhe Genc Meraku, u shpalosen projekte të rëndësishme potenciale për bujqësinë, mjedisin, turizimin malor dhe themelimi i Universitetit të Agrobiznesit me fokus në vreshtari dhe prodhimin e verës. Të gjitha këto projekte, në bashkëpunim të sipërmarrësve të Kosovës me investitorë të huaj, janë bazë e fuqishme për rritje ekonomike, zhvillimin të qëndrueshëm dhe garancë për krijimin e vendeve të reja të punës” ka shkruar Haradinaj.

Komento: