Inxhiniere e ardhshme në IT, Xhafer Tahiri prezanton prurjen e re në LDK

10:38 | 16 January 2025
inxhiniere-e-ardhshme-ne-it,-xhafer-tahiri-prezanton-prurjen-e-re-ne-ldk

Kryetari i degës së LDK’së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, njëherësh edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare me numrin 25, ka prezantuar Erletë Parduzin si prurjen e re të LDK’së.

Tahiri ka prezantuar një profil të Parduzit, për të cilën ka thënë se do të jetë inxhiniere e ardhshme në shkenca kompjuterike dhe IT, në vitin e tretë.

“Erleta me 9 shkurt voton për herë të parë dhe ka vendosur të votoj LDK-në. Jam i nderuar dhe krenar që Erleta i besoi votën e parë LDK-së e Kryeministrit Lumir Abdixhiku dhe ju bashkua ekipit tim!”, ka thënë Tahiri.

“Puna jonë po inspiron të rinjtë, programi ynë ka puls I shpjegova Erletës planin e LDK-së për parkun teknologjik dhe qendrën kombëtare të intelegjencës artificiale, ku 70 mijë të rinjë do të punojnë në gjithë botën por do të jetojnë në Kosovën tonë”.

Komento: