Inzaghi “dridh” Milanin para ndeshjes së nesërme

22:29 | 23 Prill 2019

Lazio dëshiron të kalojë në finale të Kupës së Italisë.

Simone Inzaghi provon të ringrejë Lazion në vigjilje të përballjes ndaj Milanit, për gjysmëfinalen e Kupës së Italië.

“Është folur shumë për figurën e shëmtuar që bëmë të shtunën e kaluar kundër Chievos, por shoh shumë dëshirë në dhomat e zhveshjeve për t’u ringritur. Nesër do të luajmë shumë për fatin e sezonit tonë. Duam që të shkojmë në finale, që do të ishte një arritje e rëndësishme për objektivin që kemi.

“Të flasim në fushë, pasi do të kemi përballë një ekip të madhe. Ndeshjet ndaj tyre kanë qenë gjithmonë shumë të luftuara.

“Do të bëjë ndryshime të rëndësishme në formacion, teksa duhet ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave”, deklaroi Inzaghi për mikrofonin e Lazio Style Channel.

Kujtojmë që ndeshja e parë e luajtur në “Olimpico” u mbyll pa gola.

Komento: