Inzaghi për Asllanin: Ai po rritet shumë tek Interi, jam i lumtur me të.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka vlerësuar shumë futbollistin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin.
Inzaghi gjatë prononcimit të tij pas ndeshjes me Romën, e zhvilluar të dielën mbrëma, tha se Asllani po rritet shumë tek Interi.
“Asllani erdhi në klub me një personalitet të madh, po rritet shumë. Ai është këtu për një vit e gjysmë, ai e di që është ndryshe të luash në Inter. Por ai po merr minuta, sepse ka cilësi të shkëlqyera dhe është një profesionist i madh. Jam shumë i lumtur me të” – tha Inzaghi, përcjell lajmi.
Mesfushori shqiptar u inkuadrua në minutën e 75-të në vend të Calhanoglut.
21-vjeçari i lindur në Elbasan iu bashkua Interit nga Empoli në janar të vitit 2023 për 10 milionë euro.
Ndryshe, Interi triumfoi 1:0 kundër Romës, në takimin e vlefshëm për javën e 10-të në elitën e futbollit italian.