Inzaghi gjen fajtorin pse Interi nuk ka shënuar gol në 403 minuta

09:31 | 02 Mars 2022

Interi nuk ka shënuar gol në 403 minuta, Inzaghi gjen fajtorin.

Simone Inzaghi pranon se Interi po vuan nga lodhja fizike dhe mendore pas barazimit gjysmëfinal të Kupës së Italisë me Milanin, duke mos shënuar në 403 minuta.

Ishte një tjetër paraqitje mjaft zhgënjyese nga Nerazzurrët, të cilët tani janë pa një fitore konkurruese në pothuajse një muaj të plotë.

Samir Handanovic pati pritjen më të vështirë të ndeshjes në goditjen e Rafael Leaos, por rezultati 0-0 do të thotë se Milani ka avantazhin tani.

Duke qenë se ata ishin teknikisht skuadra ‘vendase’, Rossonerët mund të kualifikohen në finale me golat si mysafir nëse rezultati mbetet sërish i barabartë.

“Mendoj se derbi ishte më pak spektakolar në krahasim me dy të tjerët, pasi ka shumë në lojë, dy skuadrat ishin në ankth dhe shikonin 180 minutat”, deklaroi Inzaghi për Mediaset.

“Ne do të mendojmë për këtë në ndeshjen e dytë, ne duam të arrijmë në finale dhe të fitojmë një tjetër trofe, duke e ditur se kjo ishte ndeshja jonë e 36 -të e sezonit, ne duhet të rifitojmë mprehtësinë, por ne po punojmë për këtë”.

“Ne po luajmë shumë. Përveç një gabimi që bëmë duke luajtur nga prapa dhe një pritje të Handanovic, nuk mbaj mend shanset e tjera të Milanit. Romagnoli bëri një ndërhyrje mbrojtëse për të ndaluar Dzekon të shënonte nga rasti i hapur”, ka shtuar trajneri.

Interi tani nuk ka arritur të shënojë në 403 minuta futbolli konkurrues, duke mos shënuar kundër Liverpool, Sassuolo, Genoa dhe tani Milanit.

Komento: