Inzaghi – Inter, arrihet marrëveshja mes palëve

15:46 | 08 August 2023

Arrihet marrëveshja mes palëve, Inzaghi do të zgjatë bashkëpunimin me Interin

Simone Inzaghi do të vazhdoj të mbetet pjesë e Interit, së paku edhe për dy vite të tjera.

Aktualisht kontrata e trajnerit italian me zikaltërtit skadon në verën e vitit 2024, por qëndrimi i tij në Giuzeppe Meazza do të zgjatet.

Pas bisedimeve pozitive të muajve të fundit sot është arritur marrëveshja për të zgjatur edhe me një vit bashkëpunimin mes palëve, deri në vitin 2025.

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë është e sigurt që Interi dhe trajneri Inzaghi do të vazhdojnë rrugëtimin e nisur.

Ka qenë agjenti i teknikut italian, Tullio Tinti ai që ka konfirmuar, se ka mbetur vetëm formalizimi i marrëveshjes dhe se Inzaghi do të rinovojë për një vit.

47-vjeçari arriti vitin e kaluar ta dërgojë Interin në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposhtën nga Man City.

Gjithsesi që nga viti 2021 kur mori drejtimin e klubit zikaltër, Inzaghi ka fituar dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa.

Komento: