Siomne Inzaghi është ballafaquar me drejtuesit e Interit, pas analizës së humbjes ndaj Bolognas, ku ata kanë zbarkuar në qendrën stërvitore.
Beppe Marotta, Javier Zanetti, Pierre Ausilio e Dario Baccin kanë pasur një ballafaqim të gjatë me Inzaghin, të cilit i kanë konfirmuar mbështetjen.
Megjithatë drejtuesit nuk kanë ngurruar t’i kujtojnë rëndësinë e një vendi në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Burime pranë klubit zikaltër zbulojnë se Inzaghit i është kërkuar të motivojë skuadrën për pjesën e mbetur të kampionatit.
Gjithashtu, vendi i dytë besohet se është vendosur si objektivi minimal për këtë sezon.
Menjëherë pas takimit me drejtuesit, Inzaghi pati një diskutim disa minutësh edhe me futbollistët, të cilëve u nxori në pah gabimet në ndeshjen me Bolognan.
Trajneri zikaltër u ka kërkuar lojtarëve përqendrim dhe vlerësim maksimal për ndeshjet e mbetura.