Inzaghi te Juventus, ky është lajmi i fundit

22:07 | 20 Maj 2019

Inzaghi tek Juventus?

Legjenda e kombëtares së Shqipërisë në futboll, Igli Tare, ka thënë fjalën e tij rreth situatës së Simone Inzaghit.

Juventus dhe Massimiliano Allegri, gjatë javës së kaluar kanë bërë të ditur se do të ndajnë rrugët e tyre, duke bërë që Juve të vihet në kërkim të një trajneri të ri.

Një nga emrat që duket se pëlqehet më së shumti nga ‘Biankonerët’ është ai i Simone Inzaghit, i cili aktualisht është në kontratë me Lazion.

Lidhur me zërat që qojnë Inzaghin tek Juventus ka folur edhe legjenda e Shqipërisë, Igli Tare, i cili është në rrolin e drejtorit sportiv tek Lazio.

“Mendoj se sezoni ynë meriton notën 7/10. Do të ishte nëntë nëse ne do të preknim Ligën e Kampionëve, por kjo merr kohë” ka thënë fillimisht Tare për ‘Sky Sport Italia’, transmeton lajmi.

“Ai (Inzaghi) e di se çfarë ka tek Lazio dhe ne e dimë se çfarë kemi tek ai. Unë kurrë nuk kam konsideruar mundësinë e largimit të tij” ka thënë tutje shqiptari.

“Për sa ne jemi në dijeni, ai gjithsesi se do të qëndrojë. Ne do të takohemi për të diskutuar kontratën e re në ditët e ardhshme” ka thënë ndër të tjerash Tare.

Drejtuesit e Juventus janë duke kërkuar një trajner që do të aplikonte lojë sulmuese dhe Inzaghi e ka bërë këtë gjë mjaft mirë me Lazion.

Komento: