Ipeshkvi i Kosovës uron myslimanët: Shqiptarët këtë muaj kanë pasur edhe Pashkë edhe Bajram

10:06 | 21 April 2023

Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji ka qenë i pari që ka shkuar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Ai deklaroi se shqiptarët këtë muaj kanë pasur edhe Pashkë, edhe Bajram, dhe së bashku duhet të jetojnë në mirëkuptim e unitet.

“Jam i kënaqur që jam këtu për të uruar kryemyftiun Tërnava për t’i uruar festën e Bajramit e së bashku edhe të gjithë besimtarëve të besimit islam. Këtë muaj kemi agjëruar të gjithë sepse kemi pasur edhe festën e Pashkëve, edhe festën e Bajramit kështu që besoj të gjithë populli është me uratë, me lutje dhe me agjërim dhe të kemi mundësi të jetojmë në paqe, dashuri, mirëkuptim, në pajtim, në fa

Komento: