IPK-ja jep detaje të reja për aksionin në Mitrovicën e Veriut

11:06 | 24 October 2019

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri të Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës më saktë hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë.

Operacioni i sotëm që u zhvillua me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij vitit të koduar me emrin “Kontrabanda”.

“Arrestimi i tre të të dyshuarve (një toger policie, një rreshter dhe një zyrtar policor) është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se ata kanë kryer veprat penale: “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Të të arrestuarit, do të intervistohen nga hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet në njoftimin për media.
Me tri arrestimet e sotme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25.

Komento: