IPK-ja konfirmon se është arrestuar kadeti policor në Lipjan, i dyshuar për dhunimin e të miturës

15:22 | 02 Korrik 2024
ipk-ja-konfirmon-se-eshte-arrestuar-kadeti-policor-ne-lipjan,-i-dyshuar-per-dhunimin-e-te-mitures

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një kadet të Policisë së Kosovës nën dyshimin për dhunimin e një të miturë në Lipjan.

Nga Zyra për Media e IPK-së  për Klankosova.tv kanë thënë se i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar)”.

“Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi” nga neni 277 të KPRK-së. Si pjesë e procedurës është njoftuar AKSP dhe PK”, ka thënë nga IPK.

Komento: