IPK rekomandon suspendimin e policit që po drejtonte automjetin e aksidentuar në Çubrel

12:38 | 27 January 2025
ipk-rekomandon-suspendimin-e-policit-qe-po-drejtonte-automjetin-e-aksidentuar-ne-cubrel

Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin në Çubrel të Skenderajt, ku humbën jetën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduan.

Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet zyrtar i policisë dhe një veturë civile, ku siç thuhet në njoftimin e IPK-së, lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë dhe një qytetar nga vetura civile të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas IPK-së, bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet  se aksidenti ka ndodhur si rezultat  i  mos përshtatjes së shpejtësisë së  lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë i cili ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile.

IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e policit që po drejtonte automjetin e përfshirë në këtë aksident.

“Si pasojë e aksidentit tre persona (të cilët kanë qenë në veturën civile) një mashkull dhe dy femra fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Trupat e pajetë të tre viktimave janë dërguar janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

“Si pjesë e procedurave administrative dhe në interes të hetimit,  IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili ka qenë drejtues i automjetit zyrtar të policisë në momentin e aksidentit përderisa lidhur me aksidentin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent.

Komento: