Irani hedh poshtë pretendimet për sulmin në spitalin Soroka

16:56 | 19 Qershor 2025
Irani hedh poshtë pretendimet për sulmin në spitalin Soroka

Misioni i Iranit në OKB përmes një postimi në X ka thënë se hedhin poshtë kategorikisht pretendimet e Izraelit për shënjestrimin e spitalit Soroka.

Në njoftim thuhet se sulmet e Iranit janë të sakta dhe kanë në shënjestër vetëm “objektet e përfshira drejtpërdrejt në sulmet e Izraelit ndaj Iranit”, raporton CNN.

Më parë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se vala e shpërthimit e Iranit që kishte në shënjestër një bazë komande ushtarake izraelite shkaktoi “dëme sipërfaqësore” në spital.

Izraeli ka akuzuar Iranin për shënjestrimin e spitalit, ku zëvendësministri i Jashtëm i Izraelit tha se sulmi i Iranit ishte “i qëllimshëm” dhe “kriminal”.

Komento: