
Marina e Iranit thotë se do të sulmojë aeroplanmbajtësen amerikane Abraham Lincoln sa më shpejt të jetë e mundur.
Admirali Shahram Irani, komandanti i marinës iraniane, tha se grupi sulmues i transportuesit ishte “vazhdimisht duke u monitoruar”, njoftoi media shtetërore iraniane.
“Sapo grupi sulmues amerikan i transportuesit të vijë brenda rrezes së sistemeve raketore, ai do të jetë objektivi i sulmeve dërrmuese”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Irani ka marrë planin 15-pikësh të SHBA-së, thotë Pakistani
Donald Trump dje u mburr se Abraham Lincoln, i cili është i vendosur në rajon, kishte arritur të kapte 101 raketat që Irani lëshoi në anije.
Në anën tjetër, SHBA-të i kanë prezantuar një plan 15 pikësh me të cilin synohet t’i jepet fund luftës në Iran.