Irani njofton hakmarrje për sulmet e reja të SHBA-së: Agresori do të ndëshkohet sot

14:55 | 30 Korrik 2026
cnn:-nje-veshtrim-mbi-pretendimet-e-iranit-dhe-omanit-per-ngushticen-e-hormuzit

Garda Revolucionare e Iranit zotohet për hakmarrje për sulmet amerikane të mbrëmshme, duke u zotuar se asnjë fuqi e huaj nuk do të lejohet të ndërhyjë në Ngushticën e Hormuzit

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha të enjten se kontrollon Ngushticën e Hormuzit dhe njoftoi hakmarrje sot pas sulmeve amerikane të mbrëmshme.

“Ngushtica e Hormuzit është territori ynë dhe forcat e guximshme detare të IRGC e kontrollojnë atë me vendosmëri”, tha IRGC në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

“Me ndihmën e Zotit të Plotfuqishëm, agresori do të ndëshkohet sot”, thotë deklaratz.

Më herët, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kishin nisur një valë të madhe sulmesh kundër Iranit në përgjigje të asaj që ajo i quajti përpjekje për sulme me raketa që synonin forcat amerikane në Lindjen e Mesme.

Komento: