Irani paralajmëron: Anijet nga ‘shtetet armiqësore’ do ta kenë të vështirë në Ngushticën e Hormuzit

11:06 | 10 Maj 2026

Irani ka paralajmëruar se çdo anije që i përket vendeve që zbatojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara do të përballet me vështirësi në kalimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më strategjike të transportit të naftës në botë.

Sipas deklaratave të publikuara nga agjencia iraniane Tasnim, zëdhënësi i ushtrisë iraniane Mohammad Akraminia ka theksuar se Teherani do të rishikojë rregullat e kalimit në këtë ngushticë jetike për tregtinë globale të energjisë.

Ligjvënësit iranianë kanë bërë të ditur gjithashtu se po përgatisin një projektligj që synon formalizimin e administrimit të Ngushticës së Hormuzit. Në këtë projekt përfshihen edhe dispozita që ndalojnë kalimin e anijeve të “shteteve armiqësore”.

Komento: