Ironi fati në BBVA: Gimbo flet për mallin ndaj Gjestit, pa e ditur se ai ndodhet në paraburgim

15:46 | 14 Mars 2026

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku banorët jetojnë të izoluar nga çdo informacion i jashtëm, një moment që preku shumë ndjekës ndodhi së fundmi.

Gimbo foli hapur për mungesën e mikut të tij, Gjestit, duke treguar se sa shumë do të donte ta shihte atë brenda shtëpisë, shkruan IndeksOnline.

Pa e ditur aspak se çfarë po ndodhte jashtë, ai u shpreh se do të ishte shumë i lumtur nëse Gjesti do t’i bënte një surprizë duke hyrë në shtëpi. Këto fjalë u interpretuan nga shumë ndjekës si një lloj parandjenje, pasi situata e artistit jashtë shtëpisë është mjaft e rëndë.

Pikërisht në të njëjtën ditë kur Gimbo fliste për mallin ndaj tij, Gjykata vendosi që Gjestit t’i caktohej masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ky kontrast i fortë mes pritjes së Gimbos brenda shtëpisë dhe situatës së Gjestit jashtë ka bërë që rrjetet sociale të mbushen me reagime. Shumë ndjekës po kërkojnë që produksioni t’ia tregojë të vërtetën banorit, duke qenë se bëhet fjalë për një person shumë të afërt me të.

Tani mbetet për t’u parë nëse “Vëllai i Madh” do të vendosë të thyejë rregullin e izolimit për t’i dhënë këtë informacion Gimbos, apo nëse ai do të vazhdojë lojën pa e ditur se çfarë po ndodh me mikun e tij jashtë shtëpisë.

Komento: