Nis fushata për sigurinë e qytetarëve në trafik.
Sot në Kosovë do të lansohet fushatë vetëdijesuese për sigurinë në trafik.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot lansojnë fushatën vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”.
Prezent në lansimin e kësaj fushate do të jetë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Idriz Selimaj dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, të cilët do të kumtojnë për gjendjen aktuale të sigurisë në rrugë.
Ceremonia e lansimit të fushatës do të mbahet në ora 11:00 te rrethrrotullimi i magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.