Isa Mustafa darkoi mbrëmë me zyrtarët gjerman, ja për çka u pajtuan

09:53 | 01 April 2019

Drejtuesit e LDK-së kanë darkuar mbrëmë më dy zyrtarët e lartë gjerman.

Deputetët e Bundestagut gjerman të cilët sot po qëndrojnë në takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë kanë takuar edhe kryesuesit e LDK’së.

Këtë e ka bërë të ditur i parti i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se në këtë takim është biseduar për çështjet aktuale në Kosovë.

“Mbrëmë takova deputetët e CDU-së në Bundestagun Gjerman, z. Christian Schmidt dhe Peter Bayer së bashku me drejtuesit e Konrad Adenauer Stiftung. Biseduam për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin regjional, veçmas atë ekonomik, dhe perspektivën evropiane të Kosovës”, thotë Mustafa.

Mustafa po ashtu thotë se përfaqesuesit gjermanë rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dialogun dhe kufijtë, që sipas tij përputhet në tërësi me qëndrimin e partisë së tij.

“Trajtuam, po ashtu, bashkëpunimin e LDK-së me CDU, si parti simotra në familjen e Partive Popullore Evropiane. Përfaqësuesit e lartë gjerman rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dialogun dhe për kufijtë, që përputhet në tërësi me qëndrimin e LDK-së”, shkruan Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se në këtë takim morën pjesë edhe nënkryëtarët e LDK’së, Lutfi Haziri e Agim Veliu, si dhe anëtarja e Kryesisë së partisë, Vlora Dumoshi.

Komento: