Isa Mustafa e “përjashton” vetën si kryeministër, tregon se a do të jetë Kujtim Shala në krye të qeverisë!

18:08 | 22 Prill 2020

Lideri i LDK-së Isa Mustafa thuajse e ka përjashtuar veten nga mundësia për t’u kandiduar si kryeministër i ri i vendit.

Mustafa i dha prioritet çështjeve të tjera personale, kur u pyet se a ka mundësi që ai të jetë kryeministër i ardhshëm.

Madje Mustafa u pyet edhe për Kujtim Shalën, si emër potencial për këtë post, por tha se LDK nesër do ta bëjë të ditur emrin për kryeministër të ri të Kosovës.

“Kërkoj falje që s’mund të them se a kam vullnet për kandidim pasi njëherë duhet të them në organet e LDK-së dhe vullnet që del në organet e LDK-së do të jetë për mandatar. Unë kam disa çështje të mia personale dhe që jam i kujdesshëm për to, dhe besoj se zgjidhja për mandatarin duhet të jetë në vullnetin e LDK-së dhe garancën e plotë të partnerëve që mund ta qojmë përpara atë qeveri. Kemi shumë probleme, pandeminë, ekonominë, dialogun dhe janë sfida të cilat nuk janë shumë të dëshirueshme të ballafaqohesh. Po e përjashtoni veten njëfarë forme? Po. Nesër iu tregojmë nëse Kujtim Shala është njëri nga emrat. Nuk besoj se këtë vit do të merremi me autostrada, pasi ky vit do të jetë në rimëkëmbje ekonomike dhe në shërbim të shëndetësisë, çka bëhet më vonë është çështje që do të bisedohet me AAK-në dhe të tjerët, për të gjetur një gjuhë të përbashkët për projekte që janë në të mirë të Kosovës, por prioriteti duhet të caktohet mbi bazën e tyre”, tha Mustafa.

Komento: