Isa Mustafa e përshëndet aksionin e ROSU në veri

11:56 | 28 May 2019

Aksionin e Policisë së Kosovës në disa komuna të Kosovës, që si cak kishte prangosjes se disa personave, përfshirë këtu edhe policë e doganierë, e ka përshëndetur edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] Isa Mustafa ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit ku raportohet të jenë prangosur nëntë shtetas të Kosovës.

Mustafa deklaron se “duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës”.

Më tej ai shton se krimi i organizuar nuk njeh etni, dhe se ky aksion nuk ka qenë i drejtuar kundër komunitetit serb në Kosovë.

Ai përmend edhe rastin e fajdeve që ishte shumë aktual ditët e fundit, duke thënë që “Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve.”

Më poshtë keni statusin e plotë në Facebook:

Të nderuar qytetarë

Duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës.

Kri mi i organizuar nuk njeh etni, ashtu sië nuk duhet të njoh as ligji.

Të gjithë ata, shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë duhet të paergjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit.

Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve.

Zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, nëse ata nuk janë të involvuar në këto veprime kri minale. IM

Komento: