Isa Mustafa e quan të papranueshme publikim e fotografisë nga Brovina, bën përgjegjëse PDK-në

13:32 | 18 May 2019

Publikimi i fotografisë nga deputetja Flora Brovina ka nxitur reagimin edhe të kryetarit të LDK-së.

Isa Mustafa, ka komentuar publikimin e një fotografie të paraqitur nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, si dëshmi e një prej krimevegjatë luftës në Kosovë.

Deputetja Brovina, thotë Mustafa, nuk është përgjegjësja e vetme për këtë veprim.

Ai thotë se është për keqardhje një sjellje e tillë në Kuvend.

“Është për keqardhje një sjellje e tillë në Kuvend dhe pasimi i fotografive të tilla se ato prekin thellë dinjitetit edhe të grave edhe të tjerëve që kanë pas probleme me forcat paramilitare në Kosovë Është e papranueshme plasimi i një fotografie të tillë po a e ditë burimin , nuk e shoh përgjegjëse vetëm zonjën Brovina, shprehi keqardhje që asaj i ka ndodhë kjo, por është problemi tek ata që janë në pushtet edhe të partisë demokratike edhe partive tjera që dëshirojnë në çdo formë të mbajnë pushtetin. Nuk është mirë që për shkak të nevojave politike që dikush të gjejë mbulesë me këtë çështje”, ka thënë ai.

Komento: